Strategjia e Avokimit për ARr në Kosovë, takim me përfaqesuesit e organizatave anëtare të rrjetit ALE NK

Me datë 15.09.2023, me ftesë të përbashkët në MASHT, u mbajt takimi I përfaqesuesve organizatave anëtare të rrjetit ALE NK në Kosovë.

Në takim morën pjesë 8 persona, themelues e përfaqesues te organizatave anëtare te rrjetit, me c’rast hapja e takimit u bë me anëtaresimin e Ministrisë së Kultures Rinisë dhe Sportit MKRS (MKRS) në rrjetin ALE NK. Me vota të përgjithshme anonime, MKRS tashmë është pjesë anëtare e rrjetit ALE NK, me përfaqësuesen e saj znj.Filloreta Kuqi.-Udhëheqëse e Sektorit për arsimin jo formal në kuadër të MKRS.

 

Me datë 15.09.2023, me ftesë të përbashkët në MASHT, u mbajt takimi I përfaqesuesve organizatave anëtare të rrjetit ALE NK në Kosovë.Në takim morën pjesë 8 persona, themelues e përfaqesues te organizatave anëtare te rrjetit, me c’rast hapja e takimit u bë me anëtaresimin e Ministrisë së Kultures Rinisë dhe Sportit MKRS (MKRS) në rrjetin ALE NK. Me vota të përgjithshme anonime, MKRS tashmë është pjesë anëtare e rrjetit ALE NK, me përfaqësuesen e saj znj.Filloreta Kuqi.-Udhëheqëse e Sektorit për arsimin jo formal në kuadër të MKRS.Qëllimi themelor i takimit ishte për të prezentuar dhe analizuar së bashku Draft-dokumentin për Strategjinë e Avokimit për ARr në Kosovë dhe për të hartuar Planin e Akcionit për implementimin e kësaj Strategjie. Prezentimi i Draftit të parë të kësaj Strategjie është realizuar për herë të par në Akademinë Rajonale, të organizuar nga Projekti – zyra Rajonale e DVV International, të mbajtur gjatë muajit Qershor -2023 në Sarajevë.Udhëheqësi i zyrës DVV International në Kosovë, z.Ramadan Alija, prezantoi të gjitha pikat e dokumentit dhe përmendi se mbështetja për mësimin dhe edukimin e të rriturve është një kauzë e përbashkët që është synimi i të gjitha hapave të ardhshëm të Rrjetit ALE NK.

Ndryshe, takimi ka vazhduar me diskutimin e përbashkët për hartimin e Planit të veprimit  për avokimin e anëtarëve të rrjetit për ARr në Kosovë. Pikat kryesore të referimit për avokim nga  rrjeti ALE NK dhe anëtarët e tij, janë spercifikuar si më poshtë;

  • Rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës ; qe nënkupton se mësimi dhe edukimi i të rriturve kontribuojnë në rritjen personale, zhvillimin e karrierës dhe angazhimin social gjatë gjithë jetës.
  • Qasja dhe Gjithëpërfshirja: Avokomi për politika dhe iniciativa që sigurojnë akses të barabartë në arsimin e të rriturve, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara.
  • Opsionet fleksibile të mësimit, nevoja pra për opsione fleksibël të të mësuarit, duke përfshirë kurse online dhe programe me kohë të pjesshme, për të përshtatur nevojat e ndryshme të nxënësve të rritur.
  • Inkurajimi i partneritetet ndërmjet institucioneve shteterore dhe jo shteterore për të zhvilluar programe dhe ide që përputhen me nevojat e fuqisë punëtore.
  • Financimi dhe Mbështetja; Avokimi për rritjen e financimit dhe mbështetjes për programet e arsimit të të rriturve në nivel lokal, shtetëror dhe kombëtar.
  • Fushata ndërgjegjësuese; Zbatimi i fushatave ndërgjegjësuese për të informuar të rriturit për mundësitë e disponueshme të të mësuarit dhe përfitimet e arsimit të të rriturve.
  • Mbledhja dhe hulumtimi i të dhënave; rëndësinë e mbledhjes së të dhënave dhe kryerjes së kërkimit për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat e ARr ne Kosove.
VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.