Zhvillimi i dy platformave online për programet e arsimit për të rritur për IT dhe Marketing në dy Qendra të kompetencës në Kosovë

Situata aktuale e krijuar ne Kosovë nga COVID-19, që nga data 13 Mars 2020, ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të shkollave të mesme profesionale dhe Qendrave të Kompetencës (QK), me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik në Kosovë, dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme te virusit Corona.

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Situata aktuale e krijuar ne Kosovë nga COVID-19, që nga data 13 Mars 2020, ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të shkollave të mesme profesionale dhe Qendrave të Kompetencës (QK), me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik në Kosovë, dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme te virusit Corona. Duke pasur parasyshë rrethanat e krijuara, DVV International është angazhuar  që të vazhdojë procesin e arsimit sipas programeve të arsimit për të rritur përmes digjitalizimit të këtyre shkollave dhe QK, aty ku janë duke u ofruar profesionet e buta (IT dhe Marketing), siç janë QK-Prizren dhe QK-Malisheve. Me daten 28.Maj 2020 , është nënshkruar Marëveshja e Bashkëpunimit në mes të Agjencionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë - AAAPARr  ( i cili  menaxhon ndër të tjera edhe me 4 Qendra të Kompetences në Kosovë ) dhe DVV International për realizimin e projektit në fjalë . AAAPARr  dhe MASHT, aktualisht nuk kanë mundësi financiare që të  bëjnë digjitalizimin e këtyre institucioneve arsimore, dhe një mbështetje nga organizata DVV International në Kosovë, do të mundësoj realizimin e këtij projekti. Projekti do të realizohet përmes zhvillimit të platformave elektronike për realizimin e mësimit online sipas programeve aktuale për të rritur të licencuara nga MASHT, dhe përmes furnizimit të së paku dy QK-ve, me pajisje të nevojshme për digjitalizimin e tyre.    

Platformat janë zhvilluar gjatë muajve,korrik-gusht-shtator.Ka filluar regjistrimi Online i kursantëve dhe implementimi i mësimit Online për profesionet IT dhe Marketing në këto dy qendra të kompetencës.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.