Zhvillimi i programeve për nivelin 5 të kualifikimeve sipas standardeve të profesioneve të
validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) ka filluar që nga muaji Mars 2021.
Zhvillimi i këtyre programeve të reja për arsimin e të rriturve në Kosovë është duke u realizuar
në bashkëpunim me Agjencionin e Arsimit-Aftësimit Professional dhe Arsimit për të Rritur (
AAAPARr) Projekti është duke u implementuar si rezultat i realizimit të hulumtimit të
mëparshëm dhe zhvillimit të standardeve të profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve për
profesionet ; Automekanik , Metalpunues, Rrobaqepsi , Ngrohje qendrore dhe Klimatizim dhe
IT dhe Marketing, mbështetur nga DVV International . Standardet e profesioneve të përmendura
më lart janë, zhvilluar nga AAAPARr me mbështetje profesionale dhe teknike nga DVV
International dhe janë validuar nga AKK gjatë vitit të kaluar duke u bazuar në hulumtimin
paraparak i cili ka shërbyer për mbledhjen e të dhënave në bazë të profileve arsimore që
ofrohen në 6 Qendrat e Kompetencës (QK), dhe mundësitë dhe nevojat e tyre për të filluar me
implementimin e programeve për të rritur në nivelin 5 të kualifikimeve. Pas validimit të
standardeve të profesioneve të përmendura nga AKK , ka filluar procesi I zhvillimit të
programeve me mbështetje nga expertët e kontraktuar për profesionet specifike dhe
mbështetje teknike nga DVV International në Kosovë .
Pesë profilet arsimore të zgjedhura nga AAAPARr, për të cilat janë duke u zhvilluar këto
programe arsimore për të rritur, janë paraqitur si më të nevojshmet në harmoni me tregun e
punës në Kosovë, dhe pas validimit të tyre edhe nga Autoriteti Kombëtar i kualifikimeve do të
fillohet me implementimin e tyre në kuadër të 6 Qendrave te kompetencës në Kosovë.
Deri me daten 01.10.2021 ka përfunduar zhvillimi i programeve të nivelit -5 të kualifikimeve për
profesionet ; Metalpunues dhe Automekanik , ndërsa zhvillimi i tri programeve tjera Rrobaqepsi
, (Ngrohje qendrore dhe Klimatizim dhe IT dhe Marketing),është në process e siper dhe pritet të
përfundoj më se largu deri në fund të vitit 2021.