Duke u bazuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka prezantuar anketën e fuqisë punëtore sipas së cilës shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.7% dhe papunësia më e theksuar është te gjinia femrore me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5%. DVV international ka bërë të mundur hapjen e kurseve të reja modulare për profesionin e Parukerisë/Grimit, në qendren e re trajnuese (e cila është ndërtuar gjatë vitit të kaluar) në Podujevë. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK) respektivisht me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) i cili ka për qëllim zbutjen e pa punësisë në veçanti tek gjinia femrore, në rajonet më pak të zhvilluara në Kosovë.
Projekti është titulluar ,,Ngritja e aftësive dhe kompetencave të personave të pa punë për profesionin Parukeri/Grim në qendrën e aftësimit te sapo ndërtuar në Podujevë”, e që si objektiv ka aftësimin profesional të së paku 80 personave në vit të regjistruar në listën punë kërkueseve për profesionin e cekur më lartë, me qëllim të zbutjes së papunësisë,dhënies së mundësive për hapjen i bizneseve të vogla dhe vetëpunësimit. Projekti në fjalë në mënyrë specifike do të përfshijë:
§ Ngritjen e vetëdijes për themelimin e biznesit tek personat që do të marrin pjesë në kurset modulare;
§ Ngritjen e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre në fushën e Parukerisë/Grimit;
§ Punësimin-apo vetëpunësimin e kandidateve pas vijimit të trajnimeve.
Në mungesë të fondeve nga MPMS, DVV International ka mundësuar furnizimin me pajisje të nevojshme të punëtorisë për Parukeri/Grim në qendrën e aftësimit të sapo ndërtuar në Podujevë dhe ka siguruar pagën mujore për një trajnere të zgjedhur në bashkëpunim me APRK për profesionin Parukeri/Grim, e cila do të ofrojë trajnime për kursantet deri në fund të vitit 2019.
Ndërsa, Qendra e aftësimi profesional në Podujeve respektivisht APRK-MPMS për realizimin e këtij Projekti ka ofruar: shpenzimet rrjedhëse mujore te objektit, hapësirën në kuadër të qendrës ku do të ofrohen kurset, listën e personave të zgjedhur për trajnim dhe ka siguruar programin e trajnimit. (Programi i trajnimeve për profesionin Parukeri/Grim do të jetë i njëjtë me ato që janë duke u përdorur në qendrat tjera të Aftësimit profesional në Kosovë dhe të cilat janë të akredituar nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve në Kosovë).
Projekti parashihet të vazhdoj së paku edhe gjatë dy viteve të ardhshme dhe APRK, respektivisht MPMS është zotuar se, nga fillimi i vitit 2020 të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga MPMS.