Ngritja e aftësive dhe kompetencave të personave të pa punë për profesionet - Rrobaqepësi (Qap-Gjilan) / Parukeri -Grim (Qap – Gjakovë) / Furrëtari (Qap – Prizren)

DVV International, si partner i zhvillimit që përqendrohet në arsimin dhe edukimin e të rriturve,është duke i’u ofruar mbështetje të vazhdueshme partnerëve të saj vendor në Kosovë, në koordinim me Agjencionin e Punësimit në Republiken e Kosoves (APRK)  i cili menaxhon me 8 Qendra të Aftësimit Profesional ,edhe këtë vit ka vazhduar përkrahjen ndaj 3 qendrave te Aftesimit profesional në profesionet e ndryshme , nëpër rajone të ndryshme të Kosovës sic janë ; Rrobaqepësi (Qap- Gjilan), Parukeri /grim (Qap – Gjakovë), dhe Furrëtari (Qap –Prizren).

Që nga fillimi I vitit e deri më tani në këto profesione kanë arritur të trajnohen rreth 100 persona të pa punë,,të cilët kanë qenë në listat e pritjes për vijimin e kurseve,ku pas përfundimit dhe certifikimit të këtyre kursanteve edhe shumë kursantë te tjerë janë në listën e pritjes për të vazhduar trajinimin.Këto kurse do të zgjasin deri në fund te vitit 2021 dhe duke pasur parasysh numrin e lartë të të papunëve në Kosovë dhe në veqanti të gjinisë femërore , organizimi i kurseve  të rrobaqepsisë,parukerise dhe furretarise për grupet e targetuara , ( në veqanti gratë me një nivel të ulët të arsimit ) ka ndihmuar shume dhe do të vazhdoj të ndihmojë në ngritjen e mundësive të tyre për të konkuruar në tregun e punës.

Njëra ndër synimet kryesore të vijimit dhe përfundimit me sukses te këtyre trajnimeve është përfitimi i njohurive ,shkathtësive dhe aftësimi I nevojshem për profesionet e rrobaqepsise ,parukerise apo furrëtarisë me qellim të rritjes se mundësive të tyre për punësim me një page mujore apo vetëpunësimin e tyre përmes hapjes së bizneseve të vogla familjare.