Hapja e kurseve të reja modulare për persona të papunë për profesionin - Instalues ​​elektrik në Qendrën e Trajnimit Profesional (QAP) Mitrovicë

[Translate to Albanian:]
[Translate to Albanian:]

Zyra DVV International në Kosovë në bashkëpunim me Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) ,duke iu referuar nevojës dhe kërkesës së madhe të aftësimit të personave të pa punë në rajonin e Mitrovicës , ka filluar implementimin e Projektit “ Ngritja e aftësive dhe kompetencave të personave të pa punë për profesionin ‘ Instalues- Elektrik ‘ në Qendrën e Aftësimit Profesional (QAP)- në Mitrovicë.

Për realizimin e këtij projekti DVV International ka siguruar furnizimin me pajisje të nevojshme për kabinetin e trajnimeve, dhe pagën mujore per Trajner , të zgjedhur për profesionin – Instalues / Elektrik, deri në fund te vitit 2021 . Ndërsa QAP – Mitrovicë (respektivisht APRK), ka ofruar objektin e trajnimeve ,programet mësimore dhe do të bëj vlerësimin dhe certifikimin e pjesëmarrësve në trajnim,sipas dispozitave ligjore të aftësimit profesional në Kosovë , (Programet që do të ofrohen për kursantët do të jenë të njohura nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë).

Hapja e këtij profesioni në QAP Mitrovicë, do të mundësoj aftësimin profesional të së paku 100 personave në vit të regjistruar në listën e të pa punëve për profesionin e cekur më lartë ,me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe dhënies së mundësive për hapjen e bizneseve të vogla dhe vetëpunësimit.

 Projekti në mënyrë specifike do të përfshijë:

-Ngritjen e vetëdijes për themelimin e biznesit, tek personat që do të marrin pjesë në trajnim;

-Ngritjen e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre në fushën e Insatilimit Elektrik ;

-Punësimin- apo vetëpunësimin e kandidatëve pas vijimit të trajnimeve.

-Mundësia e bashkëpunimit në kuadër të grupit.

- Shkëmbimi i përvojave si dhe socializimi  i pjesëmarrësve.