DVV International (Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shkollave te Larta Popullore Gjermane) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe akteret tjerë të arsimit në Republiken e Kosovës, kanë organizuar,,Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës (JMGJJ)” e cila është mbajtur nga data 19-23 Nëntor, 2018 në 5 rajone të ndryshme të Kosovës. Kjo javë e të mësuarit ka mundësuar promovimin e të mësuarit të të gjitha llojeve duke mbështetur interesat dhe aftësitë e grupmoshave të ndryshme të kyçura në procesin arsimor në Republikën e Kosovës. Në aktivitetet e organizuara të kësaj jave të të mësuarit, kanë marrë pjesë organizata partnere të DVV International në Kosovë dhe përfaqësues nga MASHT, MKRS, MPMS, Organizata të shoqërisë civile dhe sektori i OJQ-ve, ofrues privat të trajnimeve, Universitete dhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme nga Republika e Kosovës.
Aktivitetet e organizuara në kuadër të JMGJJ 19-23 Nëntor 2018
· 19 Nëntor 2018-Konferenca–,,Mësimi gjatë gjithë jetës,një domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes” Hotel Sirius, Prishtinë;
· 19-20 Nëntor 2018 Panairi–,,Promovimi i mësimit gjatë gjithë jetës në Kosovë ”– Hotel Sirius, Prishtinë;
· 20 Nëntor 2018-Simpoziumi –,,Krijimi i kulturës të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Kosovë” Fakulteti i Edukimit në Prishtinë;
· 21-23 Nëntor 2018-Seminare në 4 Rajone të Kosovës, të organizuara në bashkëpunim me MKRS. Diskutime të hapura në kuadër të 4 Qendrave Rinore nga; Peja, Prizreni,Gjilani dhe Mitrovica me rininë e rajoneve të përmendura me qëllim të plotësimë - ndryshimin e ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë Kosovare.
Konferenca ,,Mësimi gjatë gjithë jetës, domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes”19.11.2018
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të arsimit nga Kosova, ekspertë vendorë dhe të huaj të cilët elaboruan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me fusha të caktuara të mësimit gjatë gjithë jetës, tema këto që u diskutuan në kuadër të paneleve.
Pjesëmarrës në konferencë ishin 107 persona, të cilët kontribuan në diskutime gjatë paneleve të oranizuara në kuadër të kësaj konference. Hapjen zyrtare të konferencës e bëri Z.Ramadan Alija, Drejtor i zyrës së DVV International në Kosovë i cili duke falënderuar të pranishmit, organizatat dhe mbështetësit e tjerë për pjesëmarrje dhe për punën e bërë për promovimin e mësimit të vazhdueshëm, ndau me publikun konceptin për ‘’Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës’’ dhe uroj që aktivitetet e organizuara gjatë kësaj jave të të mësuarit të shërbejnë si ura për bashkëpunime në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të mësimit gjatë gjithë jetës në Kosovë.
Në hapjen zyrtare të JMGJJ mbajten fjalën e rastit edhe përfaqësues të lartë të MASHT dhe MKRS siç janë: Z.Heset Sahiti, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Zj.Leonora Morina, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .Këta të fundit gjatë fjalës së tyre të rastit treguan rolin e institucioneve përkatëse dhe gatishmërinë e tyre në fuqizimin e mëtutjeshëm të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe arsimit për të rritur në Kosovë. Gjatë kësaj Konference janë organizuar tri panele , me panelist të ndryshëm nga institucionet shtetërore të arsimit , institucionet private dhe organizatat e ndryshme Joqeveritare.
Rëndësi e veçantë në këtë panel iu kushtua, edukimit jo-formal pra seminareve, trajnimeve, punëtorive e konferencave, vullnetarizmit dhe shkathtësive të buta dhe ndikimit te tyre në fuqizimin e mësimit gjatë gjithë jetës. Thirrje për punë më të madhe në avancimin e shkathtësive të buta iu bë të rinjve, duke qenë se kjo siguron pjesëmarrje në organizimet e edukimit jo-formal e pastaj edhe në integrimin e tyre social dhe tregun e punës. Ky panel elaboroi edhe të drejtën themelore të arsimimit që është se të gjithë duhet të orientohen në arsim duke i marre për bazë preferencat e tyre, kjo pastaj do të ndikojë më shumë në cilësinë e arsimit .Gjithashtu gjatë diskutimit të panelistëve, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe gjithëpërfshirjes në arsim, për grupet e mangjinalizuara dhe personave me aftësi të kufizuara.
Panairi - Promovimi i mësimit gjatë gjithë jetës,19-20 Nëntor- Prishtinë
Në kuadër të kësaj JMGJJ krahas konferencës qendrore është organizuar edhe Panairi promovues i ofruesve të ndryshëm të arsimit në Kosovë. Panairi ka qenë i hapur për vizitorë me 19 dhe 20 Nëntor 2018, nga ora 10.00h-16.00h. Në këtë panair kanë marrë pjesë institucione shtetërore dhe private të arsimit, ofrues privat të trajnimeve, organizata jo-qeveritare, shoqata, shkolla profesionale dhe qendra të kompetencës, qendra të aftësimit profesional dhe qendra rinore nga të gjitha rajonet e Kosoves .Gjithsejt 38 ekspozues morën pjesë në këtë panair dhe patën rastin që përmes materialeve ndryshme të printuara dhe në formë digjitale t'i prezantonin shërbimet e tyre para vizitorëve të panairit. Gjatë dy ditëve sa zgjati panairi rreth 2000 qytetarë të grupmoshave të ndryshme, kanë vizituar panairin dhe kanë marrë informacione të shumta nga ekspozuesit, për programet e tyre edukativo- arsimore.
20 Nëntor 2018-Simpoziumi ,,Krijimi i kulturës të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Kosovë “ Fakulteti i Edukimit - Prishtinë
Në kuadër të objejktit të univerzitetit shtetëror ,,Hasan Prishtina” në fakultetin e edukimit në Prishtinë ka vazhduar, java e të mësuarit gjatë gjithë jetës, me mbajtjen e simpoziumit me temen ,,Krijimi i kulturës të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Kosovë “ i cili është organizuar nga ora 14.00h-17.00h. Në këtë simpozium kanë marrë pjesë rreth 47 pjesmarrës, stundent të nivelit bachelor dhe master dhe ligjerues të fakultetit të edukimit në Prishtinë.
Gjatë këtij Simpoziumi audienca ka pasur rastin të degjoj elaborimin e temave të mëposhtme të prezentuara nga;
· Prof.Dr.Majlinda Gjelaj-Përfaqësimi i mësimit gjatë gjithë jetës në programet e fakultetit të edukimit;
· Prof.Dr.Naser Zabeli -Sfidat e edukimit sot;
· Prof. Dr.Deme Hoti - Ndikimi i formave jo institucionale ne arsimin gjate gjithë jetës;
· M.A.Ramadan Alija -Politikat globale dhe proceset e zhvillimit të mësimit gjatë gjithë jetës.
21-23 Nëntor 2018-Seminare në 4 Rajone të Kosovës (Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë) Diskutime të hapura për plotësim, ndryshimin e Ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë kosovare.
Përmes organizimit të Seminareve në katër rajone të specifikuara më lartë,është arritur sensibilizimi i organizatave rinore dhe perfaqësuesve te Qendrave Rinore lidhur me plotësim- ndryshimin e ligjit për fuqizim dhe pjesemarrje të rinise. Duke u nisuar nga fakti se MKRS këtë vit ka paraparë të organizoj debate publike me të rinjët, përfaqësues nga Këshillat Rinore, Qendrat Rinore si dhe organizatat tjera që merren me integrimin social dhe ekonomik të rinisë kosovare, këto seminare janë organizuar në kuadër të kësaj JMGJJ dhe kanë kontribuar dukshëm në plotësimin e ligjit me nevojat dhe rekomandimet e paraqitura gjatë këtyre seminareve.
Përveç kërkesave tjera të paraqitura nga pjesmarrësit që duhet të integrohen në ligjin e ri për fuqizimin dhe pjesmarrjen e rinisë në Kosovë, kërkesë e veçantë ka qenë të njihet puna vullnetare si përvojë pune, pasiqë ka shumë te rinjë që kanë bërë punë vullnetare dhe do të ju duhet në të ardhmen për të plotësuar CV-të e tyre për të qenë më konkurrent në tregun e punës.
Të gjitha rekomandimet e daluara nga debatet e organizuara në 4 qytetet e përmendura më lartë, pas përfundimit të aktiviteteve, janë dorëzuar tek MKRS dhe pritet që ato të integrohen në plotësimin e ligjit të ri për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë kosovare.