Gjatë muajit Qershor- 2021 u realizua një takim midis Drejtorit të zyres së DVV International në Kosovë , z. Ramadan Alija dhe Zëvendësministrit të MASHTI ( Ministria e Arsimit Shkences Teknologjisë,dhe Inovacionit) Z. Dukagjin Pupovci..
Gjatë këtij takimi, Z. Pupovci u informua nga Z. Alija për projektet aktuale të DVV International dhe për objektivat e DVV International në Kosovë, që do të realizohen në bashkëpunim me MASHTI_n gjatë tri viteve të ardheshme (2022-2024).Kjo do të realizohet përmes nënshkrimit të një Memorandumi të ri të Bashkepunimit , i cili pritet të nënshkruhet nga të dya palët gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021.
Të dya palët u pajtuan me nevojen për angazhimin e një experti të jashtëm (nga DVV International) ,i cili do të jetë anëtar i grupit bërthamë prej (8 personave) dhe do të mbështesë MASHTI_n në zhvillimin e komponentes së arsimit për të rritur, që do të integrohet si pjesë përbërëse e PSAK - 2022-2026.