Konferenca është organizuar bashkërisht nga DVV International, Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF) dhe Asociacioni Evropian për Arsimin e të Rriturve (EAEA), dhe u mbajt në Komitetin Evropian të Rajoneve në Bruksel.
Qëllimi i kësaj konference ishte të analizonte gjendjen e konvergjencës së sistemit të arsimit të të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës në lidhje me politikat, tendencat dhe praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së.
Delegacioni nga Kosova në këtë konferencë u përfaqësua nga znj. Rajmonda Kukalaj Brucaj, përgjegjëse e Divizionit për Tregun e Brendshëm dhe Tregtinë nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës; znj. Bora Shpuza, shefe e Kabinetit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI); znj. Nora Arapi Krasniqi, këshilltare e lartë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS); znj. Ryve Prekorogja, drejtoreshë e Sektorit të Arsimit për të Rriturit nga MASHTI; z. Ramadan Alija, drejtor i DVV International në Kosovë dhe z. Visar Haxhifazliu, drejtor ekzekutiv i OJQ-së THY – Prizren.
Ky event ofroi një platformë të rëndësishme për të diskutuar arritjet, sfidat, dhe praktikat më të mira në fushën e arsimit të të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke lejuar pjesëmarrësit nga vende si Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre për të përmirësuar sistemin dhe arsimimin e të rriturëve në përputhje me standardet e BE-së.