Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit (MB), të nënshkruar më datën 02.08.2023 nga DVV International dhe OJQ THY, përmes së cilit, palët u dakorduan për hapjen e një qendre të re për Arsimin e të Rriturve (ARr) në komunën e Prizrenit, duke u bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (vhs). Ky memorandum i bashkëpunimit u konkretizua me nënshkrimin e kontratës së grantit, të nënshkruar nga të dyja palët me datën 22.12.2023.
Kjo marëveshje përveç të tjerave përfshinë edhe mbështetjen e DVV International për renovimin e objektit të OJQ THY. Procesi i renovimit ka filluar gjatë muajit Janar dhe pritet që punët e të përfundojnë deri ne fund të muajit Shkurt 2024, dhe qendra e parë e ARr (ALE) në Kosovë sipas modelit të vhs nga Gjermania, do të hapet në fillim të muajit Mars 2024.
Kjo qendër për ARr (ALE) në Prizren do të jetë e para e këtij lloji në Kosovë dhe synon të ofrojë programe/kurse modulare jo-formale dhe formale, në të cilat do të kenë qasje grupe të ndryshme të të rriturve nga rajoni i Prizrenit dhe më gjërë.
Veçanërisht, projekti synon të përfshijë grupet e margjinalizuara dhe të larguar nga procesi i arsimit të rregullt, nga rajoni i Prizrenit.
Pritet që deri në fund të vitit 2024, të hapet edhe qendra e dytë për ARr e paraparë për komunën e Pejës.