Me date 27 Maj 2022,eshte nenshkruar marreveshja e bashkepunimit ne mes te DVV International dhe KEC (Kosova Education Center),per ta mbeshtetur KEC (si anetare e vetme nga Kosova e EAEA -Asociacioni Evropian per Arsimin e te Rriturve),mbeshtetja do te ofrohet permes pjesemarrjes se saj ne eventet nderkombetare te organizuara nga EAEA,takses vjetore te anetaresimit ne EAEA,zhvillimin e programeve per Arsimin e te Rriturve dhe avancimin e programeve aktuale,duke i pasuruar me permbajtje dhe praktika te reja.
Shoqata Evropiane per Arsimin e te Rriturve (EAEA) eshte zeri i i Arsimit jo formal i te rriturve ne Evrope.EAEA eshte nje OJQ evropiane me 120 organizata anetare ne 43 vende dhe perfaqeson me shume se 60 Milion nxenes ne mbare Evropen,qëllimi i së cilës është të lidhë dhe përfaqësojë organizatat evropiane të përfshira drejtpërdrejt në mësimin e të rriturve.EAEA promovon mësimin e të rriturve,aksesin dhe pjesëmarrjen në arsimin joformal të të rriturve për të gjithë.
Anetaresimi i KEC,si organizata e vetme anetare nga Kosova me pjesëmarrje aktive në ngjarjet që zhvillohen nga Asociacioni Evropian për ALE (EAEA), mundëson qarkullimin e informacioneve të rëndësishme në fushën e Arsimit të të Rriturve (ALE),të cilat do të njihen dhe përdoren edhe në Kosovë.
Përmbajtja dhe praktikat e mira të fituara nga pjesëmarrja e stafit të KEC në ngjarjet e organizuara nga EAEA do të përdoren për zhvillimin e programeve të reja per Arsimin e te Rriturve,modifikimin dhe avancimin e tyre, duke i pasuruar ato me përmbajtje dhe praktika të reja.
Po ashtu qasjet e fituara evropiane ndaj ARr do të njihen dhe përdoren nga KEC edhe per gjatë vitit 2022 ne trajnimin "Edukimi për Qytetari Aktive dhe të Drejtat e Njeriut". Trajnim ky i cili do te organizohet me mbështetjen e organizates, DVV International zyra në Kosovë.