Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministris së Arsimit Shkences , Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe DVV International

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe DVV International në Kosovë (Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes) nënshkruan Memorandumin e ri të Bashkepunimit ( 2022-2024) me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur (AARr) dhe komponentës së Mësimit gjatë

gjithë jetës në Republikën e Kosovës.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe DVV International në Kosovë (Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes) nënshkruan Memorandumin e ri të Bashkepunimit ( 2022-2024) me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur (AARr) dhe komponentës së Mësimit gjatë gjithë jetës në Republikën e Kosovës.
Ministrja Nagavci falënderoi përfaqësuesin e DVV International në Kosovë për gatishmërinë e shprehur për të mbështetur sigurimin e cilësisë në sektorin e Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur.

Nagavci po ashtu shprehu gatishmërinë e saj për zbatimin e pikave të kësaj marreveshjeje dhe forcimin e partneritetit me DVV International Kosova. Ajo tha se pret rezultate konkrete përtej nënshkrimit të Marrëveshjes.Ramadan Alija, drejtor ekzekutiv i DVV International në Kosovë theksoi, rëndësinë e zhvillimit të këtij segmenti të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ndërsa vlerësoi gatishmërinë e MAShTI-t për të bashkëpunuar.

Ndryshe, Marrëveshja paraqet përkushtimin e ndërsjellë për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar partneritet në mes të MASHTI dhe DVV International për implementimin e Projektit “Profesionalizimi i sektorit të Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur (AARr) në Kosovë” duke krijuar politika të reja arsimore për AARr, forcimin e rrjeteve partnere, sigurimin e cilësisë në AARr dhe hapjen e së paku dy qendrave të reja për AARr të bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (VHS), duke i adaptuar në kontekstin e Kosovës.
masht.rks-gov.net/article/mashti-dhe-dvv-nenshkruan-memorandum-mirekuptimi

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.