Në datat 27, 28 tetor në hotelin - “ Sky2Hotel” ne Tiranë, është mbajtur punëtoria dy ditore ku morrën pjesë përfaqesues të Ministrive, Qendrave Trajnuse , Qendrave te Kompetencës, OJQ , Kolegje dhe ofrues të tjerë të ARr në Kosovë.
Pjesëmarrësit nënshkruan aktin e themelimit të Rrjetit të ri të ARr ne Kosovë, rrjet I cili do të sigurojë bashkëpunim efektiv dhe të ndërsjellt ndërmjet ofruesve qeveritar, jo – qeveritar dhe ofruesve të tjerë të ARr në Kosovë.
Qëllimi I themelimit te rrjetit të ARr në Kosovë është të nxisë bashkëpunimin efektiv në mes të ministrive (MASHTI, MFPT, dhe MKRS) si dhe ofruesve publik dhe jopublik për çështjet e ARr po ashtu të institucionalizoj rolin ndër-sektorial të ARr në fushën e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (MGjGjJ) në Kosovë.
Rrjeti ARr do të aktivizojë dhe njohë punën e ofruesve të ARr në Kosovë dhe të aktiviteteve joformale dhe informale përmes kampanjave ndërgjegjësuese, promovimit të bashkëpunimit ndërmjet akterëve kryesorë dhe ofruesve të tjerë për ARr në Kosovë si dhe do të vendosë monitorim të rregullt, sistematik të pjesëmarrjes dhe motivimit në të gjitha format e ARr, veçanërisht në arsimin joformal.
Ky rrjet po ashtu do të i kontribuoj edhe zhvillimit të kapaciteteve të ARr si dhe ngritjes së vetëdijes për ARr në Kosovë.
.