Pjesëmarrja e përfaqësuesve të arsimit nga Kosova në Konferencën e 15-të për Arsimin e të Rriturve në Leipzig të Gjermanisë

Konferenca e mbajtur më 20-21 qershor 2022, nën moton “vhs 2030: së bashku në diversitet të qëndrueshëm” trajtoi tre çështjet kryesore të së ardhmes, të cilat paraqesin sfida të reja, politike dhe sociale, dhe rrjedhimisht edhe sfida të reja për arsimin e të rriturve.

[Translate to Albanian:]

Konferenca e mbajtur më 20-21 qershor 2022, nën moton “vhs 2030: së bashku në diversitet të qëndrueshëm” trajtoi tre çështjet kryesore të së ardhmes, të cilat paraqesin sfida të reja, politike dhe sociale, dhe rrjedhimisht edhe sfida të reja për arsimin e të rriturve.

Për gati dy ditë, më shumë se 800 pjesëmarrës nga Qendrat e Arsimit të të Rriturve në Gjermani  (vhs), të ftuar ndërkombëtarë, përfaqësues nga politika, biznesi dhe akademia, si dhe partnerë të bashkëpunimit nga arsimi i të rriturve dhe fusha të tjera të shoqërisë civile, u takuan në Leipzig për të shkëmbyer përvoja, për të diskutuar dhe zhvilluar ide të reja për praktikat e Arsimit të të Rriturve. Nga Kosova në këtë Konferencë kanë marr pjesë: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Zj. Arbërie Nagavci, së bashku me Këshilltaren e saj Zj. Majlinda Rizvanolli –Bajraktari dhe Drejtorin e zyrës së Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International) në Kosovë, Z. Ramadan Alija.

Në trend me zhvillimet globale në fushën e Arsimit për të Rritur, MASHTI dhe DVV International në Kosovë po punojnë për zhvillimin e këtij segmenti të rëndësishëm të arsimit, për t’i dhënë mundësi secilit qytetar të Kosovës të përshtatet me digjitalizimin dhe ndryshimet tjera përmes mësimit gjatë gjithë jetës.

Pjesmarrja e Ministres së MASHTI-t nga Kosova në këtë konferencë, ka rezultuar në gatishmërinë e MASHT-t për të intensifikuar bashkëpunimin e ndërsjellë me DVV International në Kosovë për të realizuar së bashku aktivitetet e specifikuara më poshtë:

  • Në fund të muajit qershor, në kuadër të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, do të promovohet lansimi i programit "Curriculum GlobALE" për trajnimin e edukatorëve që merren me Arsimin e të Rriturve;
  • Do të hapen dy qendra të reja për Arsimin e të Rriturve, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane;
  • Do të krijohet një rrjet i ri për Arsimin e të Rriturve, i cili do të mundësojë koordinimin, bashkëpunimin dhe menaxhimin e të dhënave në nivel kombëtar.
VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.