Procesi parapërgatitor për hapjen e dy Qendrave të reja të ARr (bazuar në modelin e Shkollave popullore gjermane –VHS) dhe vizita në Kosovë e zj.Maja Avramovska - Drejtoreshë Rajonale e DVV International për Evropën Juglindore dhe shtetet e Kaukazit

Në dy komunat e përzgjedhura (Prizren dhe Pejë) ka filluar procesi parapëratitor për hapjen e dy qendrave të reja të arsimit për të rritur (ARr) bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (VHS). Për tu njoftuar për së afërmi me situatën në teren dhe partnerët e zgjedhur me të cilët do të pilotohen dy qendrat e reja të ARr në Kosoveë, zj. Maja Avramovska - Drejtoreshë Rajonale  e DVV International për Evropen Juglindore dhe shtetet e Kaukazit, së bashku me z. Ramadan Alija – Drejtor  i zyrës DVV International në Kosovë, janë takuar me përfaqësues të institucioneve komunale të arsimit në Pejë dhe Prizren dhe me perfaqesues te ITP (Parku Inovativ i Trajnimeve) në Prizren. 

Me datën 11 Maj 2022, ështe mbajtur takimi me z. Naser Gega - Drejtor i Arsimit në Pejë, i cili ështe deklaruar se ështe plotësisht dakord për hapjen e një qendre të tillë për ARr në Pejë dhe është shumë falenderues nga DVV International, që do të mundësoj lansimin e  saj, e cila është  shumë  e nevojshme për komunen e Pejes. Z. Gega gjithashtu ështe zotuar se janë duke hulumtuar mundësitë  për ofrimin e një objekti i cili ështe në pronësi të Komunës së Pejes dhe i cili do të mund të shfrytëzohet për lansimin e  kësaj qendre,  bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (VHS). Me daten 12 Maj 2022 gjithashtu ështe mbajtur edhe  takimi me Z. Hans Jürgen Cassens - Drejtor i ITP - Prizren, i cili ka ofruar sqarime lidhur me organizimin e trajnimeve në kuader të ITP-Prizren dhe ka ofruar informacione, për objektet dhe mundesitë e shfrytezimit të tyre dhe për  procedurat e aplikimit për të siguruar përdorimin e  një objekti në kuader të ITP – Prizren për lansimin e një qendre të ARr. 

Z. Cassens, ka mirëpritur këtë iniciativë nga DVV International dhe është zotuar se do të bashkëpunojë me DVV International për realizimin e një projekti të tillë. Pas bisedës me z. Cassens,  janë vizituar objektet e ITP – Prizren  me shoqërimin e zj. Teuta Perdibuka -  Asistente e Projektit ITP-Prizren . ITP – Prizren posedon objektet e KFOR-it gjerman të cilat pas reduktimit te numrit të ushtarëve gjermanë nga komuna e Prizrenit, po  shfrytëzohet për qëllime të trajnimeve, edukimit, bizneseve dhe inovacionit dhe të njëjtat janë duke u lëshuar me qera (me pagesë mujore dhe me mbulimin e shpenzimeve rrjedhëse dhe  të mirëmbajtjes së objektit)  për organizatat e ndryshme në Kosovë.

Pas vizitës  në ITP-Prizren ështe mbajtur edhe takimi me zj. Luljeta Veselaj Gutaj - Drejtoreshë Komunale e Arsimit në Prizren e cila  ka mirëpritur  iniciativen për  hapjen e një qendre të tillë për ARr në Prizren dhe është zotuar që do të bashkëpunoj ngushtë me DVV International për  lansimin e kësaj qendre për ARr në komunën e Prizrenit. Zj. Veselaj-Gutaj ka deklaruar se do të hulumtoj mundësitë së bashku edhe me Drejtoritë tjera komunale në Prizren për ofrimin e një objekti i cili ështe në pronësi të Komunës së Prizrenit dhe i cili do të mund të shfrytëzohet për lansimin e kësaj  qendre të re për ARr në komunën e Prizrenit.