Trajnimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse nga rajone të ndryshme të Kosovës për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga Pandemia Covid-19

Nga data 16. Shatator 2021 ka filluar realizimi i projektit ,,Trajnimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse nga rajone të ndryshme të Kosovës për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga Pandemia Covid-19 në Kosovë. Projekti është duke u realizuar në bashkëpunim me OJQ -Gratë në Biznes (GnB).

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Nga data 16. Shatator 2021 ka filluar realizimi i projektit ,,Trajnimi dhe mbështetja e grave
sipërmarrëse nga rajone të ndryshme të Kosovës për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga
Pandemia Covid-19 në Kosovë. Projekti është duke u realizuar në bashkëpunim me OJQ -
Gratë në Biznes (GnB). Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë gratë ndërmarrëse për të
lehtësuar krizën e shkaktuar nga Pandemitë Covid-19 dhe për të krijuar rritje të bizneseve të
vogla të menaxhuara nga gra dhe vajza nga rajone të ndryshme të Kosovës, duke përmirësuar
aftësitë e tyre profesionale dhe menaxheriale. Kjo ndërhyrje do të bëhet përmes trajnimit për
gratë në biznes dhe përmes këshillimit të thelluar, i cili do të adresojë nevojat e bizneseve të
vogla (mikro) të grave. OJQ - GnB tashmë ka kryer një analizë mbi nevojat e grave
sipërmarrëse për të sanuar efektet e Pandemis Covid-19, duke zbuluar se shumica e bizneseve
të grave kanë hasur vështirësi në menaxhimin e rrjedhës së parasë dhe financave, shitjen e
produkteve të tyre dhe planifikimin strategjik. Ndërhyrja do të bëhet përmes ofrimit të trajnimeve
me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre menaxhuese dhe këshillimit individual të tyre.
Objektivat e Projektit
Objektivi i parë i projektit është të mbështesë bizneset e grave përmes këshillimit të thelluar mbi
riformatimin e modeleve të tyre të biznesit në drejtim të planifikimit strategjik, menaxhimit
financiar (fluksi i parasë), qasjes në financa dhe mundësive të tjera të tregut.
Ndërhyrja do të bëhet përmes ofrimit të trajnimeve në mënyrë që të rrisin kapacitetet e tyre
profesionale të menaxhimit dhe këshillimit individual.
Objektivi i dytë i projektit është të mbështesë rritjen e bizneseve të vogla (mikro) të grave duke
identifikuar metoda të reja të zhvillimit dhe pozicionimin e bizneseve të tyre në tregun e
Kosovës.
Rezultatet e pritshme të projektit
- Sigurimi i qëndrueshmërisë së bizneseve të grave përmes këshillimit dhe trajnimit të
thelluar me fokus në riformatimin e modelit të tyre të biznesit: Ky aktivitet do të kryhet
duke ofruar këshillim të thelluar biznesi për 75 gra dhe vajza të përfshira në biznese të
vogla (mikro) individuale dhe familjare , nga rrjeti i anëtarëve të organizatës WiB,
Mundesia, OJQ Zana. Bizneset e vogla (mikro) të menaxhuara nga gra dhe vajza do të
pajisen me këshilla për të riformatuar modelet e tyre të biznesit sipas madhësisë dhe
grupimeve të tyre sektoriale.

- Këshillimi do të sigurohet përmes sesioneve të trajnimit mbi riformatimin e modeleve të
biznesit, dhe përmes ofrimit të mostrave / modeleve për t'u aplikuar në bizneset e tyre të
vogla (mikro).
- Për të arritur rezultatet e pritshme të projektit, WiB do të zbatojë aktivitetet e
mëposhtme;
- Kryerja e sesioneve trajnuese me 75 gra dhe vajza të përfshira në biznese të vogla
përmes riformatimit të modelit të tyre të biznesit dhe qasjes në financa;
- Sigurojnë sesione këshillimi për riformatimin e planifikimit strategjik të rrjedhës së parasë
dhe planin për zbutjen e dështimit të rrezikut të bizneseve të tyre;
- 75 gra sipërmarrëse do të trajnohen përmes një trajnimi një ditor për të kuptuar
rëndësinë e inovacionit /për ripozicionimin e NVM-ve në tregjet ekzistuese dhe hyrjen në
tregje të reja;
- 15 gra sipërmarrëse të zgjedhura të cilat kanë përfunduar trajnimet dhe konsulencat do
të marrin mbështetje me pajisje për të përmirësuar shërbimet / prodhimet e tyre.
Projekti do të përfundoj në fund të vitit 2021.

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.