Trajnimi i Trajnerëve të rinj nga Qendrat e Aftësimit Profesional, bazuar në "Curriculum GlobALE" (Kualifikimi themelor për edukatorët e të rriturve)

DVV International në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK), kanë implementuar trajnimin e quajtur ,,Kualifikimi themelor i edukatorëve për të rritur“ duke u bazuar në ,,Curriculum GlobALE” i cili është organizuar nga data 05-21 Shtator 2018.

DVV International në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK), kanë implementuar trajnimin e quajtur ,,Kualifikimi themelor i edukatorëve për të rritur“ duke u bazuar në ,,Curriculum GlobALE”  i cili është organizuar nga data 05-21 Shtator 2018 .

Në këto trajnime kanë marrë pjesë 24 Trajner të rinj të cilët janë angazhuar nga Agjencinë i Punësimit  në Kosovë gjatë 2-3 viteve të fundit, pas hapjes se profileve të reja trajnuese në kuadër të 7 Qendrave të Aftësimit Profesional. Këto trajnime janë organizuar në formë të Seminareve për Modulet 0,1 dhe 2, të paraqitura në kuadër të Curriculum GlobALE.

Për mbajtjen e këtyre trajnimeve kanë qenë të angazhuar dy profesorët e fakultetit të Edukimit në Prishtinë; Prof. Dr.Demë Hoti dhe Prof. Asoc.Dr.Naser Zabeli, të cilët edhe më parë kanë dëshmuar performancë të lartë në implementimin e trajnimeve sipas Curriculum GlobALE. Të dy këta profesorë janë të kyqyr direkt në mësimdhënie në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë për lëndët – Mësimi tërëjetësor dhe Metodoligjia e mësimdhënies.

Angazhimi i të gjithë pjesëmarrësve në këto trajnime ka qenë shumë i lartë dhe rezultatet përfundimtare të daluara nga këto trajnime tregojnë se të gjithë pjesëmarrësit në këto Seminare, pas përfundimit të trajnimeve janë në gjendje të demonstrojnë njohuritë e fituara nga ,,Curriculum GlobALE” për Modulet 0,1, dhe 2. Në ditët e fundit të Seminareve të organizuara të gjithë pjesëmarrësve iu është dorëzuar një fletë vlerësimi për seminaret në fjalë të cilën e kanë plotësuar dhe dorëzuar te organizatorët, 92℅ e pjesëmarrësve kanë vlerësuar seminaret me notën maksimale, ndërsa 08℅ të tyre kanë vlerësuar Seminaret me notë të kënaqshme (Të gjitha fletat e evaluimit gjenden në dosjet e Seminareve).

Të gjithë pjesëmarrësit ne Seminare kanë shprehur nevojën për vazhdimin e trajnimeve edhe për modulet tjera të specifikuara në pakon e Curriculum GlobALE dhe vazhdimi i trajnimeve për Modulet tjera parashihet të bëhet edhe gjatë vitit 2019. Përmes Implementimit të Curriculum GlobALE dhe Integrimit të këtij kurrikulumi në kuadër të Institucioneve arsimore shtetërore për të rritur, është ngritur dukshëm performanca e Trajnerëve dhe Mësimdhënësve për të rritur. 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.