Vizita në Kosovë e Z.Thomas Lichtenberg-Drejtor Rajonal i DVV International për Kaukazin dhe Europën Juglindore

Nga data 02 deri më 05 tetor 2023, Z.Thomas Lichtenberg-Drejtor Rajonal për Kaukazin dhe Europën Juglindore, vizitoi Kosovën. Gjatë kësaj vizite, ai pati takime me përfaqësues nga partnerë të ndryshëm të organizatës DVV International në Kosovë.

Më datën 02 tetor 2023, Z. Thomas Lichtenberg, së bashku me Z. Ramadan Alija - Drejtor i DVV International në Kosovë, Zj. Rozafa Aliu Koordinatore e zyrës së DVV International në Kosovë, dhe Zj. Mevlude Pacolli - Asistente e projekteve në DVV International në Kosovë, zhvilluan një takim me përfaqësues/e të OJQ THY, i cili më pas u vazhdua me një punëtori të përbashkët të organizuar.

 

[Translate to Albanian:]

Nga data 02 deri më 05 tetor 2023, Z.Thomas Lichtenberg-Drejtor Rajonal për Kaukazin dhe Europën Juglindore, vizitoi Kosovën. Gjatë kësaj vizite, ai pati takime me përfaqësues nga partnerë të ndryshëm të organizatës DVV International në Kosovë.

Më datën 02 tetor 2023, Z. Thomas Lichtenberg, së bashku me Z. Ramadan Alija - Drejtor i DVV International në Kosovë, Zj. Rozafa Aliu Koordinatore e zyrës së DVV International në Kosovë, dhe Zj. Mevlude Pacolli - Asistente e projekteve në DVV International në Kosovë, zhvilluan një takim me përfaqësues/e të OJQ THY, i cili më pas u vazhdua me një punëtori të përbashkët të organizuar.

Gjatë kësaj punëtorie u analizu nevoja e renovimit të objektit të OJQ THY, për të siguruar që ky objekt të jetë sa më i përshtatshëm për zhvillimin e kurseve  dhe programeve  holistike  dhe gjithëpërfshirëse për arsimin e të rriturve në komunen e Prizrenit. Po ashtu, gjatë kësaj punëtorie u analizua  propozimi i buxhetit të nevojshëm për lansimin e kësaj qendre të ARr dhe u përcaktuan 5 kurset e para (të specifikuara më poshtë) që do të ofrohen në këtë qendër;

  • Gjuhë të huaja
  • Marketing dhe komunikim
  • Guidë turistike
  • Joga / së paku njëherë në javë
  • Pregatitja e CV-së dhe këshillim për punësim

Përzgjedhja e lansimit të këtyre 5 kurseve të para, u bazuan në një analizë të nevojave të komunitetit të të rriturve në Prizren, e cila ishte zhvilluar gjatë vitit  të kaluar me  mbështetje financiare nga DVV International.

Gjithashtu gjatë kësaj punëtorie u identifikuan nevojat  buxhetore për mbështetje teknike  dhe profesionale, për stafin e nevojshem,  pajisjet dhe materialet tjera të nevojshme  për fillimin e kurseve të përmendura më lartë në këtë qendër të ARr.

Vizita në Prizren vazhdoi mëtutje me përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit ku palët u zotuan për një bashkëpunim të ndërsjellë me komunën e Prizrenit, repsektivisht me Departamentin Komunal të Arsimit. Përfaqësuesi komunal i arsimit në Prizren   Z. Nexhat Maçkaj, i cili në mungesë të Znj. Violeta Gegaj Veselaj - Drejtoreshë e DKA- Prizren e udhëheqi këtë takim, ai u zotua se komuna e Prizrenit sa me shpejt që të jetë e mundur, do të fillojë me hartimin e një strategjie lokale të arsimit në Prizren, dhe mbështetja financiare dhe profesionale nga DVV International do të jetë e nevojshme, në mënyrë që ARr të jetë pjese e integruar në këtë strategji .

 Me datën 03.10.2023 vizita vazhdoi në Komunën e Pejës, me ç’rast u zhvillua takimi  përfaqësues të komunës së Pejës, Znj. Shqipe Karagjyzi- Zyrtare e larte e arsimit në komunen e Pejes  dhe Z. Leonard Shabanaj – Drejtor komunal i departamenti ligjor të arsimit në Pejë.  Gjatë këtij takimi Z. Shabanaj, ua sqaroi të pranishmëve arsyet pse nuk ka qenë e mundur të aprovohet vendimi për shrytëzimin e objektit të ofruar më parë, për hapjen e një qendre të ARr nga Komuna e Pejës, repsktivisht nga vet krytari i kësaj komune  Z. Gazmend Muhaxheri .   Në fund të takimit u diskutua për mundësinë e organizimit të një takimi me kryetarin e komunës së Pejës me qëllim të koordinimit dhe angazhimit të mëtejmë nga të dya palët për hapjen e një qendre të re për ARr në Pejë.

Tutje, vizita vazhdoi në Qendrën e Aftësimit Profesional (QAP) në Pejë, Gjatë kësaj vizite, u mbajt një takim zyrtar me Z. Edison Berdyna, Drejtor i Qendrës së Aftësimit Profesional (QAP) në Pejë. Z. Berdyna shprehu mirënjohjen e tij ndaj DVV International për ndihmën dhe kontributin e dhënë në të kaluarën për QAP- Pejë gjatë disa viteve të kaluara.

Me datën 04 Tetor, vazhduan takime të shumta me përfaqësues të organizatave partnere të DVV International në Kosovë. Takime të tilla mund të përmenden; Takimi me Zj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshë e Agjencionit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr), Zj. Ryve Prekorogja – Drejtoreshë e Bordit të rrjetit -,,Adult Learning and Education Network in Kosovo” (ALE NK) , Z.Lah Nitaj – Drejtor i Departamentit të Arsimit Profesional dhe Arsimit të të Rriturve – MASHTI. Z. Lichtenberg dhe Z. Alija po ashtu vizituan edhe "Fakultetin e Edukimit" në Prishtinë aty u takuan me znj. Fjolla Kaçaniku dhe Prof. Naser Zabeli. Gjatë të gjitha këtyre takimeve, u diskutuan arritjet e deritashme nga bashkëpunimi i ndësjellë nga të dya palët dhe planet në vazhdim për implementimin e aktiviteteve të planifikuara të përbashkëta.

Takimi i fundit i cili u mbajt më datën 05.10.2023, në kuadër të vizitës së Z. Lichtenberg në Kosovë u zhvillua me përfaqësues të Ministrisë së Kultures Rinisë dhe Sportit (MKRS), respektivisht me - Z. Xhevat Bajrami- Drejtor i Departamenit të Rinisë dhe Zj. Filloreta Kuqi - Udhëheqëse e Sektorit të Arsimit  jo-formal në kuadër të MKRS.

Vizita e Z. Lichtenberg në Kosovë përfundoi me një punëtori të organizuar në të cilen morrën pjesë i tërë stafi vendor i zyres DVV International.  Punëtoria kishte të bëj me planifikimin e projektit "Profesionalizimi i qendrave të arsimit të të rriturve në Evropë/Kosovë", përkatësisht planifikimi për fazën e ardhëshme tre-vjeçare 2025-2027.

Në këtë punëtori u analizuan objektivat dhe indikatorët e periudhës 9 vjeçare të projektit, duke përfshirë rishikimin e arritjeve të kaluara, nga faza e parë (2019-2021), faza e dytë (2022-2024), si dhe u pëcaktuan objektivat e projektit për tri vitet e ardhëshme (2025-2027).  

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.