Punëtoria e Organizuar nga DVV International në Bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Qendrat Rinore (QR)

Më 4 prill 2024 në ambientet e hotelit Sirius në Prishtinë, u zhvillua punëtoria e organizuar në bashkëpunim me zyrën e DVV International në Kosovë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe disa Qendra Rinore të zgjedhura nga MKRS. 

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të dyja palët DVV International dhe Qendrat Rinore të njihen më detajisht në mes vete dhe të këmbejnë informacione rreth aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Në fokus të veçantë kjo punëtori kishte analizën e kapaciteteve teknike dhe profesionale të këtyre Qendrave Rinore dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe lansimit të arsimit dhe edukimit të të rriturve brenda këtyre qendrave.

[Translate to Albanian:]

[Translate to Albanian:]

Më 4 prill 2024 në ambientet e hotelit Sirius në Prishtinë, u zhvillua punëtoria e organizuar në bashkëpunim me zyrën e DVV International në Kosovë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe disa Qendra Rinore të zgjedhura nga MKRS. 

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të dyja palët DVV International dhe Qendrat Rinore të njihen më detajisht në mes vete dhe të këmbejnë informacione rreth aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Në fokus të veçantë kjo punëtori kishte analizën e kapaciteteve teknike dhe profesionale të këtyre Qendrave Rinore dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe lansimit të arsimit dhe edukimit të të rriturve brenda këtyre qendrave.

Në këtë punëtori morën pjesë 22 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ishin edhe Drejtori i Departamentit të Rinisë në kuadër të MKRS, Z. Xhevat Bajrami; Udhëheqësja e sektorit të arsimit jo-formal në MKRS, Zj. Filloreta Kuqi; Drejtori Rajonal i DVV International për Evropën Juglindore dhe Kaukazin, Z. Thomas Lichtenberg; si dhe Drejtori i Zyrës së DVV International në Kosovë, Z. Ramadan Alija. Në këtë punëtori gjithashtu, ishin prezent edhe përfaqësuesit e 8 Qendrave Rinore nga Republika e Kosovës: Qendra Rinore në Klinë, Viti, Pejë, Kamenicë, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik, dhe Qendra Rinore në Rahovec.

Z. Xhevat Bajrami theksoi rëndësinë e kësaj punëtorie për të prezantuar programet e Qendrave Rinore si ofrues të edukimit jo formal, që ndihmojnë në zhvillimin personal dhe profesional tek të rinjët dhe të rriturit.

Ndërsa, znj. Kuqi u fokusua në adresimin e sfidave me të cilat përballen Qendrat Rinore, si mungesa e kapaciteteve teknike dhe profesionale etj. Ajo gjithashtu ofroi një prezentim të shkurtër për objektivat e  Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024/2032, e cila gjithashtu parashihet të zbatohet në bashkëpunim me Qendrat Rinore në Kosovë.  

Më tutje, Z. Lichtenberg përshkroi në detaje veprimtarinë e DVV International në nivel global, dhe veprimtarinë e saj në 32 shtete të ndryshme të botës. Z. Lichtenberg gjatë prezentimit të tij gjithashtu ofroi informacione për të pranishmit lidhur me të kuptuarit e arsimimit të të rriturve dhe rëndësinë dhe benifitet nga arsimimi i të rriturve në kohën e transformimit global, duke adresuar sfidat e ndryshme shoqërore si digjitalizimi, emigrimi, pasojat e pandemisë etj.

Gjatë prezantimit të punës dhe veprimtarisë së DVV International në Kosovë, Z. Alija prezantoi aktivitetet e realizuara gjatë fazave të kaluara tre-vjeçare të projektit dhe zyrës së DVV International në bashkëpunim me partnerët e ndryshëm në Kosovë, dhe sqaroi hapat e ardhshëm të organizatës për periudhën 2025-2027. Në fokus ishin bashkëpunimi ndërinstitucional, zgjerimi i rrjetit ALENK, dhe hapja e qendrave të reja holistike për arsimin dhe edukimin e të rinjëve dhe te rriturëve në Kosovë.

Qendrat e reja të ARr (ALE) do të ofrojnë mundësi të reja për banorët dhe komunitetet që të kenë qasje dhe pjesëmarrje në programet cilësore të ARr dhe të kontribuojnë në rritjen e njohurive personale të tyre, zhvillimin e aftësive për tregun e punës, si dhe ngritjen e kompetencave qytetare për pjesëmarrje më të mirë në komunitet dhe shoqëri.

Gjatë këtij sesioni, përfaqësuesit nga Qendrat Rinore prezantuan fushë veprimtarinë e tyre, duke ndarë me audiencen përvojat, arritjet, dhe sfidat me të cilat përballen. Një theks i veçantë iu kushtua sfidave financiare që vështërsojnë funksionalizimin e këtyre qendrave, si dhe nevojën për më shumë mbështetje nga institucionet shtetërore.

Rekomandimet e dalura nga kjo punëtori përfshijnë nevojën për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe programe afatgjata për të siguruar stabilitetin e këtyre qendrave rinore.

Përfaqësuesit e DVV International - Z. Lichtenberg dhe Z. Alija, sqaruan mundësitë e mbështetjes nga DVV International në Kosovë për lansimin e programeve të ARr në kuadër të këtyre Qendrave Rinore. DVV International ka planifikuar që gjatë fazës së ardhshme tre-vjeqare 2025-2027 të hapë së paku edhe dy qendra te reja holistike për ARr, të cilat do të mund të lansohen në kuadër të objekteve të këtyre Qendrave Rinore.

Në fund të kësaj punëtorie, DVV International u premtoi të gjithë të pranishmëve se do t’u dërgohen formualarët e përgatitur nga DVV International për të aplikuar për mbështetje teknike dhe profesionale nga DVV International, për Qendrat Rinore të cilat do të jenë të interesuara për lansimin e qendrave dhe programeve edukativo – arsimore edhe për të rritur, në kuadër të Qendrave të tyre Rinore.

 

 

 

 

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.