Me 08 Dhjetor 2023, DVV International në Kosovë, në bashkëpunim me AAAPARr organizuan punëtorinë “Prezantimi i draft-programit afatshkurtër (modular) të arsimit për të rritur për Teknologji Informatike dhe Komunikim (TIK)”. Në këtë punëtori morën pjesë 20 pjesëmarrës, përfaqësues nga Agjencioni për Arsim-Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) si dhe Drejtor/e të Shkollave/ Qendrave të Kompetencës.
Znj. Fikrije Zymberi U.d të Drejtorit të përgjithshëm të AAAPARr si dhe Udhëheqësi i organizatës DVV Interntional në Kosovë Z.Ramadan Alija, kishin nga një fjalë hyrëse gjatë kësaj punëtorie.
Në fjalinë e saj hyrëse Znj, Zymberi shprehu rëndësinë e integrimit dhe zhvillimit të kurseve afatshkurta për të rritur në TIK. Sipas saj këto kurse do të ndikonin në zhvillimin e mëtutjeshem të ARr në Kosovë. Ndërkaq drejtori i organizatës DVV Interntional në Kosovë Ramadan Alija informoi të pranishmit për aktivitetet dhe rezultatet e arritura në bashkëpunim me AAAPARr për periudhën 2021 deri 2023.
Sipas tij DVV international ka mbështetur themelimin e Rrjetit jo formal, Adult Learning and Education Network in Kosovo – ALE NK, në kuadër të të cilit rrjet është anëtarë edhe AAAPARr. Në vazhdim. Z. Alija potencoi se gjatë vitit 2021 janë zhvilluar standarde të profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve për profesionet; Automekanik, Metalpunues, Rrobaqepsi, Ngrohje qendrore dhe Klimatizim dhe IT dhe Marketing. Ndërsa viti 2022 karakterizohet me hartimin e Programit Instalimi Elektrik, Ndërtimtari/ Murator dhe draft-programi afatshkurtër (modular) i arsimit për të rritur në TIK”. Pas fjalës hyrëse nga Z.Alija, drafti përmbledhës për TIK u prezentua nga Z.Muzafer Ademaj dhe Z.Enes Vezaj. Gjatë prezentimit të programit modular afatëshkurtër për TIK, nga të dy ekspertët Z. Ademaj dhe Z. Vezaj u specifikua se programi perfshinë 6 module, gjithsej 320 orë, në këto module planifikohet që kandidati të aftësohet për instalimin e paisjeve hyrëse – dalëse, pjesëve tjera si dhe konfigurimin e tyre, instalimin e sistemit operativ dhe konfigurimin e tij, instalimin e aplikacioneve dhe konfigurimin e tyre dhe shkathtësi tjera.
Këto module përfshijnë: përshkrimin e modulit, titullin dhe kodin, qëllimin, kohëzgjatjen e modulit, kreditë e modulit si dhe kriteret e rekomanduara.
Pas prezantimit të këtij materiali, u dhanë disa rekomandime si: qartësisa në lidhje me çështjen e çertifikimit modular, pra të përcaktohet dhe konkretizohet mënyra e çertifikimit të këtyre programve, të bëhet miratimi i çertifikatave nga MASHTI për të bërë më të qartë mësimin në formën e kurseve të shkurtra modulare, në përputhje me rregulloren e arsimit për të rritur. Rekomandim tjetër ishte përcaktimi i kostove financiare për kurset e aftëgjata dhe ato të shkurtra. Kërkesa këto që do të paraqiten tek MASHTI, për të mundësuar vazhdimin e zbatimit të suksesshëm të këtyre programeve.