Zhvillimi i standardeve të profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve për profesionet; Automekanikë dhe Metalpunues

DVV International në Kosovë, është duke mbështetur Agjencinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë (AAAPARr), në zhvillimin e standardeve të profesioneve dhe programeve arsimore për të rritur për nivelin 5 të kualifikimeve, të cilat do t'i dorëzohen për akreditim, Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve në Republikën e Kosovës.

DVV International në Kosovë, është duke mbështetur Agjencinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë (AAAPARr), në zhvillimin e standardeve të profesioneve dhe programeve arsimore për të rritur për nivelin 5 të kualifikimeve, të cilat do t'i dorëzohen për akreditim, Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve në Republikën e Kosovës. Misioni i AAAPARr-së është qe t’i japë një mbështetje të fuqishme zhvillimit të Arsimit dhe aftësimit profesional, dhe arsimit për të rritur në Kosovë, në përputhje me standardet Evropiane. Në përmbushje të qëllimit të saj kjo Agjenci synon;

· Të arrijë zhvillimin e AAP-së dhe ARr në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit;

· Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimin dhe zbatimit të programeve të AAP-së në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës;

· Zhvillimin e dimensionit Evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.

Zhvillimi i standardeve të profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve për dy profesionet e zgjedhura nga AAAPARr (Automekanik dhe Metalpunues) është rezultat i realizimit të hulumtimit të mëparshëm gjatë këtij viti në bashkëpunim në mes të DVV International dhe AAAPARr, i cili ka shërbyer për mbledhjen e të dhënave në bazë të profileve arsimore që ofrohen në Shkollat e mesme profesionale shtetërore dhe Qendrat të Kompetencës, për mundësitë dhe nevojat e tyre për të qenë në gjendje të fillojnë me implementimin e Nivelit 5 të Kualifikimeve.

Ky Hulumtim ka shërbyer për AAAPARr dhe akterët tjerë në Kosovë si një udhërrëfyes për zhvillimin e Standardeve të profesioneve të nevojshme arsimore për nivelin 5 te kualifikimeve, duke u bazuar në specifikat dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Kosovës.

Dy profilet arsimore të zgjedhura nga AAAPARr, (Automekanik dhe Metalpunues) për të cilët do të zhvillohen standardet e profesioneve për nivelin 5 të kualifikimeve janë paraqitur si më të nevojshme në harmoni me tregun e punës në Kosovë, dhe të mundshme për të filluar edhe me zhvillimin e programeve dhe implementimin e tyre në shkollat e mesme profesionale dhe qendrat e kompetencës në Kosovë. Pas zhvillimit të standardeve për profesionet në fjalë, do të pasoj zhvillimi i programeve mësimore për profesionet në fjalë, të cilat do të fillojnë të implementohen në disa Shkolla profesionale dhe 4 Qendra të kompetencës në Kosovë.

 

VHS DVV International LogoBMZ Logo
Cookie-Settings
OHENI NGA DVV INTERNATIONAL
Njoftim me rëndësi: Nëse klikoni në këtë link, do të largoheni nga faqja e internetit të DVV International. DVV International nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta që mund të qasen përmes linkave. DVV International nuk ka asnjë ndikim në të dhënat tuaja personale në të cilat të tjerët kanë qasje dhe/ose të cilat procesohen në ato faqe të internetit. Për më shumë informata, luteni ta rishikoni politikën e privatësisë së ofruesit të jashtëm të kësaj faqeje të internetit.