Në bashkëpunim me Agjencionin për arsim dhe aftësim professional dhe arsimin e të rriturve në Kosovë (AAAPARr) ka filluar implementimi i projekti për zhvillimin e dy standardeve të reja profesionale përnivelin –V- të kualifikimeve(Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit , dhe Rrobaqepësi) . Projekti ka për qëllim zhvillimin e standardeve për nivelin -V- të kualifikimeve të këtyre dy profesioneve të cilat do ti paraprijnë zhvillimit të programeve dhe fillimit te implementimit të tyre në kuadër të shkollave të mesme profesionale dhe qendrave te kompetencës në Kosovë.
Në mënyrë specifike projekti do të përfshijë;
· Zgjedhjen e personave (ekspertëve) të cilët merren me zhvillimin e standardeve të nivelit -V-të kualifikimeve për profilet arsimore Instalues të ngrohjes dhe klimatizimit dhe Rrobaqepësi.
· Zhvillimin e standardeve në bashkëpunim me AAAPARr, shkollat e mesme profesionale qendrat e kompetetnces , dhe organizatat përfaqësuese të bizneseve në kosovë;
· Standardet e zhvilluara për profilet arsimore në fjalë për nivelin -V- të kualifikimeve do t’i dorëzohen AAAPARr, MASHT, AKK dhe akterëve tjerë relevant për arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin e të rriturve në Kosovë;
Zhvillimi i standardeve të profesioneve për nivelin -V- të kualifikimeve për dy profesionet e përmnendura më lartë, është si rezultat i realizimit të hulumtimit të mëparshëm në bashkëpunim me Agjencionin për arsim, aftësim professional dhe arsimin e të rriturve (AAAPARr), i cili ka shërbyer për mbledhjen e të dhënave në bazë të profileve arsimore që ofrohen në shkollat e mesme profesionale shtetërore dhe qendrat e kompetencës në Kosovë. Ky hulumtim ka shërbyer për AAAPARr dhe akterët tjerë në Kosovë si një udhërrefyes për zhvillimin e standardeve të profesioneve të nevojshme arsimore për nivelin –V-të kualifikimeve, duke u bazuar në specifikat dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Kosovës . Dy profilet arsimore të zgjedhura nga AAAPARr, për të cilët do të zhvillohen standardet e profesioneve për nivelin -V- të kualifikimeve janë paraqitur si të nevojshme të cilat janë në harmoni me tregun e punës në Kosovë, dhe pas realizimit të tyre do të fillohet edhe me zhvillimin e programeve dhe implementimin e tyre në shkollat e mesme profesionale dhe qendrat e kompetencës.